Bie numri i lindjeve në Kosovë, rreth tre mijë fëmijë më pak se në vitin 2021

 Bie numri i lindjeve në Kosovë, rreth tre mijë fëmijë më pak se në vitin 2021

Numri i lindjeve në Kosovë ka pësuar rënie nga viti në vit. Bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), gjatë vitit 2023 në Kosovë janë regjistruar gjithsej 25 mijë e 586 lindje. Prej tyre 13 mijë e 229 meshkuj si dhe 12 mijë e 357 femra.

Por numri i lindjeve gjatë vitit 2023 është më i vogël krahasuar me një vit më parë. Pasi që në vitin 2022 në Kosovë kanë lindur 26 mijë 118 fëmijë. Prej tyre 13 mijë e 317 meshkuj dhe 12 mijë e 801 femra.

Por dallim më i madh sa i përket numrit të lindjeve vërehet nëse ato i krahasojmë me lindjet e vitit 2021. Sipas ASK-së në vitin 2021 në Kosovë linden 28 mijë e  549 fëmijë,  14 mijë 836 meshkuj dhe  13 mijë e 713 femra. E nëse i krahasojmë me lindjet e vitit 2023 del të jenë rreth 3 mijë fëmijë më pak.

Të ngjajshme