Bastisje në një fshat të Gjilanit, policia në kërkim të një 25 vjeçari nga Maqedonia për armë e drogë

 Bastisje në një fshat të Gjilanit, policia në kërkim të një 25 vjeçari nga Maqedonia për armë e drogë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka zhvilluar një bastisje në një fshat të Gjilanit, ku paraprakisht kishin informacion në lidhje se një person i dyshuar është i përfshirë në trafikim me lëndë narkotike brenda dhe jashtë territorit të Republikës se Kosovës.

PK në njoftim ka thënë se bëhet fjalë për të dyshuarin A.A., vitin i lindjen 1999, me shtetësi maqedonase.

Në bastisje, policia ka arritur të sekuestrojë lëndë narkotike dhe disa lloje të armëve.

“Policia ka kryer kontrolle në katër lokacione me qellim të sigurimit të provave materiale, pasi që paraprakisht është siguruar informacioni se i dyshuari është i përfshirë në trafikim me lëndë narkotike brenda dhe jashtë territorit të Republikës se Kosovës. Gjatë kontrollit në vend-banimin e të dyshuarit A.A., (viti i lindjes 1999, mashkull me shtetësi maqedonase), në një fshat të Gjilanit, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 2407.6 gram (2.4 kg)-lëndë narkotike, dyshohet të jetë heroinë, 6.8 gram-lëndë narkotike dyshohet të jetë marihuanë, dy armë të shkurta, pesë armë të gjata, një veturë me targa të Kumanovës, një veturë me targa vendore dhe një sasi e municionit kalibrash të ndryshme.” – thuhet në njoftim.

Tutje, PK ka bërë të ditur se i dyshuari është njoftuar nga familjaret që të paraqitet në vendin e ngjarjes, por i njëjti nuk i është përgjigjur ftesës së zyrtarëve policore dhe ndodhet në arrati.

“Gjatë realizimit të urdhër kontrollit, i dyshuari nuk ka qenë prezent, por është njoftuar nga familjarët që të paraqitet në vendngjarje, i njëjti nuk i është përgjigjur ftesës zyrtarëve policore dhe ndodhet në arrati. Lidhur me narkotikët, hetimet janë duke u zhvilluar nga DHTN-Gjilan ndërsa rastin për armët e sekuestruara janë duke u marruar njësitë tjera për shkak të kompetencave lëndore. Substancës se dyshuar narkotike iu është bërë testi fushor me që rast ka rezultuar pozitiv. Lidhur me gjitha veprimet e ndërmarra nga DHTN-Gjilan është njoftuar Prokurorja e Shtetit nga PTHDKR-Gjilan.” – thuhet në përfundim të njoftimit.

Të ngjajshme