Bajram Isufi: Rendimente rekorde të grurit në Komunën e Gjilanit
Në Komunën e Gjilanit tashmë ka përfunduar me sukses korrja e drithërave të bardha. Fushata e korrje – shirjeve fillojë me datë 5 Korrik dhe ka përfunduar me sukses, duke u korrur edhe kallinjët e fundit me datën 25 Korrik 2024. Në fushatë morën pjesë 50 autokombaja, të cilët për 20 ditë arritën të korrin rreth 2800 ha me grurë, 120 ha me elb dhe 10 ha me tërshërë, aq sa ishin të mbjella për këtë vit në Komunën tonë. Komuna përmes Drejtorisë për Bujqësi ka subvencionuar fermerët me 200 ton farë të grurit.
Komisioni Komunal për korrje–shirje, gjatë tërë kohëska përcjellë në terren fushatën e korrjeve.
Sipas tyre këtë vit fushata e korrje-shirjeve ka shkuar shumë mirë. Kushtet atmosferike ishin tē përshtatshme dhe nuk kishte probleme që vlenë për tu theksuar.Falë kushteve klimatike që mbretëruan këtë vit dhe masave agroteknike që kanë aplikuar fermerët, këtë vit u arriten rendimente rekorde. Rendimentet mesatare për hektar sipas kulturave janë:
• Te gruri 4750 kg/ha
• Te elbi 4430 kg /ha dhe
• Te tërshëra 2200 kg/ha.
Me respekt nga Komisioni Komunal i korrje-shirjeve për vitin 2024.