Avokatja e parë femer nga Komuna e Kamenicës
Lirije Kovani e njohur si avokate në Kosovë,ka një performance të shkelqyer në fushe veprimatrin e saj si avokate.
Ka magjistruar në një lëmi shumë specifike që lidhet me aktgjykimin dënues në Territorin e Komunes së Gjilanit.
E lindur dhe e rritur në fshatin Koretinë Komuna e Kamenicës, ku edhe e kreu Gjimnazin ismail Qemajli, më pas edhe I vazhdoj Studimet Bachelore në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” në drejtimin Juridik.
E etur për të përfunduar edhe nivilet e pjesës akademike, Lirije Kovani me sukses të plotë mbron temen e magjistratures në Universitetin e Prishtinës në lëmin penale “Aktgjykimet dënuese në territorin eGjykates Themelore në Gjilan”.
Në vitin 2015 punoi si zyrtare ligjore në INTEGJ , ndersa në vitin 2016 vazhdoi praktiken një vjeqare në Gjykaten Themelore në Gjilan ku dhe thot se aty I ka mar hapat e parë si Juriste.
Në vitin 2017 e ka kryer Provimin e Jurispodences. Nga viti 2018 e tutje punon si Avokate, ku dhe është konsideruar si avokatja më e re në moshë në Republikën e Kosovës ,ndërsa në vitin 2019 zgjedhet Antare e Komitetit për Legjislacion dhe Normativitet në Oden e Avokatve të Kosoves.
Duke qen aktive dhe duke pasur suksese në proceset të rënda gjyqesore, një ndër rastet që mka mbetur në kujtim deri më tash ka qenë rasti I profilit të lartë dhe ka qen sfid në vete ka pasur të bëjë me Krim të organizuar përkatësisht trafikimi me narkotik ku kan qenë të involvuar një numër I madh I të dyshuarve dhe dëshmitarve dhe një sasi shumë e madhe e narkotikut.
Kovani thekson se “Gjithqka që kam arritur deri më tani e kam bërë në saja të përkushtimit dhe përgjegjësis së rreptë profesionale”.E kam dashur profesionin e avokatisë edhe e dua. Mendoj se sistemi juridik në Kosovë duhet të ndryshoj rrënjësisht sepse ende ka pengesa dhe papërgjegjësi totale për të quar përpara reformat./radio24kamenicë/