Autostrada Prishtinë-Gjilan ende e papërfunduar, Hyseni thotë se janë paraqitur probleme me rrëshqitje të dheut

 Autostrada Prishtinë-Gjilan ende e papërfunduar, Hyseni thotë se janë paraqitur probleme me rrëshqitje të dheut

Autostrada Prishtinë – Gjilan që është nisur në vitin 2018 ende nuk është përfunduar, përkundër që kryeministri Albin Kurti kishte premtuar që deri në fund të 2023-ës do të përfundohej. Kryetari i Komunës tha se janë paraqitur probleme për shkak të rrëshqitjeve të dheut, teksa qytetarët presin që një e tillë të përfundohet sa më parë.

Kishte dalë në terren për të parë nga afër punimet që po zhvilloheshin në autostradën Prishtinë – Gjilan.

Madje, kryeministri, Albin Kurti në korrik të vitit të kaluar, pati premtuar që deri në fund të vitit 2023 ky projekt do të përfundohej.

Por, është muaji janar dhe punimet që kanë nisur qysh në vitin 2018 ende nuk janë kryer.

Aty u panë edhe eskavatorët të cilët kanë mbetur aty tash e disa muaj.

Për këtë çështje, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni tha se ka informacione që ka pasur problem me rrëshqitje të dheut në disa pjesë, që thotë se kanë shkaktuar ngadalësim në ecurinë e punës.

Teksa shton se nuk është në dijeni për afatin e përfundimit të këtij projekti.

E të preokupuar për mospërfundimin e kësaj autostrade janë edhe qytetarët e kësaj komune të cilët thonë se duhet të përfundojë sa më parë.

Teksa një mërgimtar thotë se kjo do t’ua lehtësonte rrugëtimin drejt vendeve perëndimore.

Tëvë1 ka kërkuar përgjigje edhe nga Ministria e Infrastrukturës, por që deri në publikimin e kronikës nuk ka pasur përgjigje.

Të ngjajshme