Autostrada e Gjilanit: Hyseni kritikon, Haziri lavdërohet

 Autostrada e Gjilanit: Hyseni kritikon, Haziri lavdërohet

Dy kandidatët për kryetar të Komunës së Gjilani, janë marrë edhe me një projekt i cili ka kohë që ka nisur e që ka të bëjë me infrastrukturën rrugore, investim i Qeverisë.

Lutfi Haziri i LDK-së dhe Alban Hyseni i VV-së kanë vizituar punimet në Autostradën e Gjilanit, gjatë fushatës së tyre zgjedhore ku njëri ka pasur kritika e tjetëri është shprehur i kënaqur.

Haziri është lavdëruar për këtë projekt e madje është shprehur i impresionuar.

“U impresionova me punimet gjatë vizitës në Autostradën e Gjilanit, e cila i afron qytetarët tanë për vetëm 17 minuta me kryeqytetin e Republikës, ndërsa qytetarët e Kosovës Lindore për vetëm 23 minuta.
Shtatë llotet dhe kompanitë po i çajnë malet e Verbicës së Zhegocit me destinacion korridorin e kombit, i cili i ka bashkuar shqiptarët. Duhet të vazhdojë hapja e trasesë, shpallja e procedurave dhe ndërtimi i rrugës prej Gllamës së Bresalcit në drejtim të Konçulit sepse pa realizimin e kësaj Autostrade, mbetet e pa realizuar ëndrra e shqiptarëve të Kosovës Lindore”, tha Haziri përmes një postimi në Facebook.

Por kundërkandidati i tij, Alban Hyseni, gjatë vizitës së tij në është shprehu i shqetësuar me hallet që kanë banorët lidhur me këtë projekt. “Ndërtimi i autostradës Gjilan-Prishtinë, është prioritet i fshatrave të cilat i prek ky projekt. Së bashku me ministrin e Infrastrukturës, z. Liburn Aliu, takuam një grup përfaqësues të fshatarëve. Halli i tyre lidhet me shpronësimet e bypass-it, qasjen në autostradë, mungesën e një debati publik dhe inspektimeve. Punimet janë bërë pa asnjë kriter organizativ dhe me problematika serioze të shumta, që kanë çuar në zvarritjen e këtij projekti. Pakujdesia vjen nga neglizhenca. E neglizhenca është mungesë serioziteti dhe profesionalizmi i pushtetit aktual lokal. Projekti i autostradës, është prioriteti ynë i punës për shtepinë tonë, Gjilanin”, shkroi Hyseni në Facebook./PlusTV/

Të ngjajshme