Atlantik Fetahu “diamanti” që po i vije futbollit të Kosovës  

 Atlantik Fetahu “diamanti” që po i vije futbollit të Kosovës  

Në radhët e para Fatosave të shkollës së futbollit, Mehmet Kurda, janë disa futbollistë

me talent të jashtëzakonshëm, njëri ndër ta i padiskutueshëm është mesfushori-sulmuesi Atlantik Fetahu, i cili me lojërat e tija në fushën e blertë të futbollit çdo ditë e më tepër po i mahnit njohësit e futbollit.

11-të vjeçari Fetahu, asnjëherë nuk i ndahet futbollit, duke dëshmuar se ky talent i

rrallë shumë shpejt do të jetë një emër i veçantë në futbollin e Kosovës e më gjerë.

“Loja e futbollit është gjithçka për mua, jam i dashuruar në këtë lojë dhe çdo ditë kërkoj të

përparoj më tepër, një ndihmës në përparimin tim në fushë me të madhe po e japin edhe trajnerët, të cilët me këshillat e tyre po më japin vetëbesim edhe më të madh

që gjatë karrierës sime ti arrijë synimet  e mia që një ditë të afërme të jem pjesë e futbollit

evropian”, shprehet talenti Atlantik Fatahu.

Talenti Atlantik Fetahu , i cili luan në pozitën e mesfushorit me tipare të sulmuesit e karakterizon shpejtësia, pasimet e pranimet e topit, lëvizjet me top, forma fizike gjatë ndeshjes, efikasiteti gjatë lojës të cilën e posedon dhe gjuajtjet e tija janë tejet precize.

“Roli im në fushë është mesfushorë-sulmues, ky rol kërkon që sa më shumë të bashkëpunosh me bashkëlojtarë dhe të jesh i rrezikshëm për portën kundërshtare  por gjithçka arrihet vetëm me punë, ndërsa  kemi një shoqëri të shkëlqyeshme në mes bashkëlojtarve”, thekson “talenti” Fetahu.

Mesfushori sulmues  i para fatosave në shkollën e futbollit ,,Mehmet Kurda,, Atlantik Fetahu, shpreson se një ditë do të ec hapave të futbollistëve të mëdhenj evropian.

“Unë po jap më të mirën, idol i imi është Lionel Messi, ku në të shumtën e rasteve edhe e imitoj  dhe një ditë dëshira ime është të shkoj gjurmëve të tij, shpresoj se do t’ia

arrijë qëllimin pasi që kam mbështetje të fuqishme nga familja dhe po ashtu kam trajner shumë të mirë “, thekson talenti i madh i futbollit Atlantik Fetahu.

Atlantiku është një futbollist shumë i mirë, ai ka një talent të veqant e karakterizon shpejtësia, ka teknikë të mirë dhe është mjaft inteligjent, gjatë lojës është shumë bashkëpunues me futbollist tjerë, nga Atlantiku  presim  që shumë shpejt me talentin që ka të bëhet një futbollist i kalibrit

 të lartë.

Për ta avancuar futbollin edhe më shumë “diamanti” nga Ferizaj , Atlantik Fetahu, tani do të jetë nën menagjimin e trajnerit të mirënjohur nga Franca, Franck Bettulat, i cili pritet pas disa vite ta transferon në klubet e mëdha evropiane.

Është një fat i madh që futbollit të Kosovës po i lind një “diamant” me përmasa të mëdha futbollistike dhe kurrsesi nuk guxojmë ti anashkalojmë këta talent, këta duhet përkrahur pasi që janë ardhmëri e futbollit Kosovar./kryelajmi/

Të ngjajshme