Asamblistja e LDK-së kërkon të ndryshohet rregullorja për subvencione
Asamblistja e LDK-së, Egzona Zuzaku reagoi sot ne Kuvend ne lidhje me ndarjen e subvencioneve per organizatat joqeveritare.
“Kryetar si ka mundësi që më shumë se gjysma e fondeve të OJQ-ve është ndarë për adresa të tjera që janë jashtë Komunës së Kamenicës .
A mundeni me na tregu lidhjet që keni me grupin e Prizrenit që u shpërblye me 5,000 euro kurse Ansambli Zëri i Kamenicës e që është tradicional vendor është shpërblyer vetëm me 1.000 euro .
A duhet me dal nga traditat ne si Kamenicë ku
shumica e te rinjëve kohën e lirën po e kalojn aty në aktivitete dhe pona përfaqsojnë në vende të ndryshme brenda dhe jasht Kosovës,
klubet sportive me te cilat krenohet kamenica si Kika , Bashkimi ,Arberia ,Fenixi ,shpërblehen me 2.000 kurse organizatat nga Prizreni paguhen 5,000 euro .
Pse një organizate nga Prizreni duhet të jetë e priiviligjume më shumë se gjitha organizatat e komunës sonë ?
Po ashtu kërkojmë të ndryshohet rregulloria për subvencione që taksat e qytetareve të Kamenicës të shkojnë për organizatat e komunës sonë”, theksoi Zuzaku