Asambleisti i Vetëvendosjes në Gjilan, Besnik Shala 𝗽𝗿𝗼𝗽𝗼𝘇𝗼𝗻 që: E diela, të bëhet ditë pushimi
Këshilltari i Kuvendit komunal, Besnik Shala, kërkon që e diela të jetë ditë pushimi.
Ai përmes një postimi në Facebook ka treguar se ka bërë propozim që në qytetin e Gjilanit, dita e dielë të jetë ditë pushimi.
Postimi i plotë pëmes video nga Kuvendi komunal:
Përshëndetje për të gjithë kolegët, përshëndetje për Kryetarin dhe ekzekutivin.
Kam dy pyetje për Drejtorin e Zhvillimit Ekonomik. Në fakt një pyetje dhe një kërkesë.
Pyetja është: Dihet fakti se këto ditë në media kemi marr një marrveshje mes Komunës së Novobërdës dhe Komunës së Graqanicës për një marrveshje për menaxhimin e mbeturinave për zonën e Novobërdës, ku dihetfakti se kompania EkoHigjiena e ka operuar atë pjesë.
A mund të na tregoni se çfarë ka ndodhur, a nuk ka pas interes kompania EkoHigjiena për ato shërbime si e ka proklamuar kryetari i Novobërdës apo ka ndodhur siç u bë decentralizimi në enklava si po fillon tash me e pas në frytet e veta.
Një kërkesë për Drejtorinë e Zhvillimit Ekonomik: Duke u bazuar në kërkesën e shumë punëtorëve nëpër kompanitë private që punëtorët punojnë orar pa orar, bile edhe nëpër festa. E kur dihet fakti se në festën e fundit që ka qenë ditë e hënë, punëtorët nëpër supermarkete kanë punuar të dielen deri në ora 00:00. Pashtu kërkesë edhe e shumë bizneseve që të bëhet dita e diel ditë pushimi, bile edhe shumë biznese kanë kërkuar pse mos të bëhet orari siç është në institucionet publike.
Kërkoj nga Drejtoria pëe Zhvillim Ekonomik që rregullorja për orar të punës të filloj procedura për dëgjim publik të kësaj rregullore, e që më konkretisht në këtë rregullore të futet edhe si propozim e diela ditë pushimi.
Faleminderit. / video nga: radiostar/.