Artisti gjilanas Ermal Demiri në mes sukseseve dhe planeve të karrierës
Në këtë intervistë ekskluzive për portalin “Zerogjasht”, Ermal Demiri tregon për jetën e tij profesionale dhe planet e tij.
Së pari përshëndetje, është kënaqësi të jem pjesë e kësaj interviste dhe të përgjigjem ekskluzivisht për portalin Zerogjasht.
Zerogjasht: Sa kohë keni që merreni me muzikë?
Ermal Demiri: Me muzikë jam marrë që në moshë të vogël pastaj vendosa që edhe në shkollë të mesme të vazhdoj shkollën e muzikës në Gjilan. Paraqitja ime e parë në skenë ka qenë në vitin 2019 në festivalin “Rising Star” në Gjilan.
Zerogjasht: A e keni të trashëguar muzikën në familjen tuaj, apo jeni i vetmi që këndoninë familje?
Ermal Demiri: Në mënyrë profesionale merem vetëm unë,
por edhe babi im ka kënduar në moshë më të re ka qenë pjesë e ansamblit “Jehona e Karadakut” gjithashtu edhe axha im Xhelal Demiri por ai vazhdoi të mirret me biznes dhe është treguar shumë i suksesshëm duke krijuar kompaninë e tij “Bio Lab” dhe axha tjetër Emrush Demiri i cili është instrumentalist popullor si dhe ka grupin e vet me surle e tupana.Zerogjasht: Nëse jo në muzikë, ku do e gjenit veten në ndonjë profesion tjetër?
Ermal Demiri: Muzikën gjithmonë e kam prioritet por nëse do kisha një mundesi të dytë do isha marr me biznes do të doja të kisha një zingjir marketesh dhe restorantesh.
Zerogjasht : Ku e shihni veten pas 5 viteve?
Ermal Demiri: Me këtë tempo dhe përkushtim që jam duke punuar vetën pas 5 viteve e shoh duke kënduar në skena të ndryshme në gjithë botën.
Zerogjasht: A mund të zbuloni ndonjë ekskluzivitet për portalin zerogjasht?
Ermal Demiri: I kam dy ftesa për të performuar në festivale, në dy shtete të ndryshme në Bullgari dhe Moldavi.
Dhe ne fund dua tju them FALEMINDERIT për gjithë mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme si portal, dhe ju dëshiroj shumë suksese juve dhe të gjithë stafit tuaj! Intervisten e realizoi: Artan Dërmaku.