Artan Hajrullahu shpallet “Artisti i vitit 2022 – Artet Pamore ”
Më datë 22.12.2022, Komuna e Gjilanit, respektivisht Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në ngjarjen e mbajtur për zgjedhjen e “Më i miri i vitit 2022”, Artan Hajrullahu pranon Mirënjohje si “Artisti i vitit 2022 – Artet Pamore” për rezultatet e arritura. Mirënjohjen për “Artistin e vitit 2022” ndau Alban Hyseni, Kryetari i Komunës së Gjilanit. /zerogjasht.com/