Arrestohet zyrtari i ATK-së në veri, në veturë iu gjetën barna me banderolë të Serbisë
Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se është arrestuar një person për keqpërdorim të detyrës zyrtare, i cili është zyrtar i Administratës Tatimore të Kosovës, pas një informacioni që e kanë marrë nga njësir policore e Stacionit Policor në Zveçan.
Në komunikatë thuhet se patrulla policore në magjistralen Mitrovicë – Leposaviq, tek ura e Bistricës në një pikë kontroll ka ndalur veturën me targa zyrtare, pronë e Administrata Tatimore të Kosovës të cilën e drejtonte L.P., zyrtar në ATK, dhe në makinë ishte edhe dhe T.J., poashtu zyrtar në ATK.
Gjatë kontrollit të veturës në fjalë, në bagazh
janë gjetur sasi e barnave të ndryshme me banderola të Serbisë, për të cilat nuk posedonin dokumente.Tutje, policia ka treguar se është krijuar dyshimi se L.P., dyshohet se ka kryer veprën penale: ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe ‘kontrabande i mallrave’.
Të gjitha veprimet hetimore kanë qenë të koordinuara me prokurorin kompetent të PPTH- Mitrovicë, ku i dyshuarit L.P. pas intervistës në prezencë të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë. Ndërsa pasagjeri T.J. pas intervistës me urdhër të prokurorit është liruar.