Arrestohen pronarët e një autoshkolle në Kaçanik, dyshohen për ryshfet dhe falsifikim
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale “pranimi i ryshfetit në sektorin privat’’ dhe “falsifikimi i dokumenteve’’.
Sipas njoftimit, të dyshuarit H.S dhe E.S. si pronar/e dhe përgjegjës në një auto shkollë në Kaçanik dhe degën e saj në Han të Elezit, me qëllim të përfitimit pasuror për vete apo personin tjetër, dyshohet se; kanë pranuar ryshfet në shuma të ndryshme parash nga kandidatë të ndryshëm, për t’ia mundësuar marrjen e patentë shoferit për kategorinë “B” dhe kategorinë ,,C’’, pa iu nënshtruar testeve/kritereve përkatëse, përfshirë edhe sigurimin e certifikatës mjekësore, pa
i ’u nënshtruar kontrolleve të rregullta mjekësore si dhe plotësimin e Vërtetimit që kandidati kinse është aftësuar në pjesën teorike dhe praktike.Po ashtu bëhet e ditur se, gjatë kontrollimit të auto shkollës janë gjetur dhe sekuestruar dy telefona mobil, regjistratorë-libra- gjithsej pesë, fletore regjistrimi; fletore interne dhe gjepi–gjithsej shtatë, 64 dosje origjinale të kandidatëve dhe 21 certifikata mjekësore të shoferëve profesionalë për punë.
Të dyshuarit me aktvendim të prokurorit, janë ndaluar për 48 orë për procedurë të mëtejme ligjore, ndërsa rasti është duke u hetuar.