Aridon Bllaca digë e pashpërthyeshme në portën e Gjilanit

 Aridon Bllaca digë e pashpërthyeshme në portën e Gjilanit

Vetëm një fitore në gjashtë ndeshjet e fundit në ligë për Ballkanin, një ecuri negative e papritur e kampionit në fuqi të Kosovës!

Sot Ballkani u ndal në barazim 1-1 (Edvin Kuc 18’ / Elvedin Heric 45’ (P)) nga Gjilani, barazim që i gëzon shumë Llapin e Dritën, dy rivalët e suharekasve në luftën për titullin kampion.

Edvin Kuc në minutën e 18’ ishte ai që hapi serinë e golave në këtë takim, kur shënoi për 1-0 të suharekasve.

Ky rezultat mbeti i pandryshuar deri në minutën e 45’, kur për vendasit barazoi Elvedin Heric nga pika e bardhë. Penalltinë e shkaktoi Damir Ljuljanovic, portieri i Ballkanit.

Kështu, pjesa e parë u mbyll 1-1.

Pjesa e dytë i takoi plotësisht Ballkanit sa i përket rasteve për shënim. Kampioni në fuqi i Kosovës kishte kontrollin e ndeshjes, me mysafirët që mbroheshin me të gjitha forcat.

Korenica, Tolaj, Emërllahu, Karrica e Dulaj u inkuadruan si forca sulmuese nga banka rezervë, por goli nuk erdhi në asnjë moment. Mbrojtja mysafire u tregua e çeliktë dhe nuk lejoi pësimin e golit, e merita për këtë pati edhe Aridon Bllaca, portieri që nuk e po e lë të vërehet mungesën e të lënduarit Betim Halimi, portierit kryesor.

Ecuria negative e Ballkanit së fundi ka bërë që kjo skuadër tashmë ta rrezikojë lëshimin e kreut të renditjes.

Nëse Llapi fiton nesër ndaj Prishtinës, podujevasit do ta mbyllin këtë xhiro si liderë të Superligës.

Të ngjajshme