Ardian Kastrati “shpërthen” ndaj Albin Kurtit: Shihemi të hënën
Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka shprehur “mllefin” e madh të krijuar ndaj kryeministri të Kosovës, Albin Kurti.
Përmes një postimi në llogarinë zyrtare në “Facebook”, Kastrati ka listuar të gjitha vendimet që ka marrë Kurti, të cilat sipas tij janë të gabuara.
Ky është postimi i plotë i deputetit:
“Brenda një kohe të shkurtë:
Kurti kërkoj hapjen e arkivave të UÇK-së;
Lejoj hapje totale gjatë verës e cila na i solli qindra vdekje nga Covid;
Në planin e jashtëm në këto kohë krizash Kosova vazhdon të mbetet pa ambasadorë në qendra të rëndësishme të vendosjes;
Kurti refuzoj sot mundësinë e së
ardhmes për me u furnizu Kosova me gazin e lëngshëm amerikan;Kurti sot u palua para Vuçiçit me marrëveshjen në Bruksel. E lejoj Serbinë me na tregu se si dhe kur duhet me i tërheq e me i lëviz forcat tona speciale brenda territorit të shtetit tonë. Imagjinoni Kurti me i kërku Vuçiçit me i tërhjek forcat serbe nga lugina e Preshevës;
Kurti qe sa muaj ska program ekonomik që i përgjigjet rrethanave aktuale në Kosovë. Çmimet e ushqimeve vazhdojnë të rriten;
RESPEKT PËR NJËSINË SPECIALE TË KOSOVËS. Përveç tjerash ata u detyruan të durojnë provokimet e banditave serb për shkak të aventurave të Kurtit me shtetin;
SHIHEMI TË HËNËN NË PARLAMENT”. Të hënë pritet që të mbahet një seancë në Kuvendin e Kosovës, ku do të diskutohet më shumë rreth vendimeve të fundit të qeverisë.