Apel forcave politike në veçanti Vetëvendosjes
Shkruan: Arben Dubova
Nuk ua kemi borgj edhe nje pale zgjedhje!
Sot kur ne momentin e fundit shtyhet seanca e dyte e kuvendit komunal per arsye te cilat te gjithe po i dijme tashme, ndersa qyteti po rrshqet drejt afateve ligjore te skajshme kur duhet domosdoshmerisht qe ti kete te konsoliduara organet e tija e sidomos kryesuesin e kuvendit, ne akoma nuk kemi nje qartesi dhe siguri se me daten 07 Janar kur eshte caktuar seanca e radhes vertete do te kemi kryesuesin e kuvendit dhe ne kete menyre t’i shmangim zgjedhjet per asamble.
Eshte pergjegjesi e forcave politike e veçanerisht e asaj
qe e ka fitu poziten e kryetarit te komunes qe te gjeje zgjidhje dhe ti konstituoje organet sa me shpejt te jete e mundur. Te mos harrojme se sot kur edhe pak dite mbushen nje muaj nga mbledhja inauguruese e kuvendit dhe marrja e detyres se kryetarit te ri, ne akoma nuk kemi as kryesues kuvendi e as drejtore te drejtorive. Ky boshllek, sidomos neper drejtorite komunale do t’i kushtoje ne rend te pare kryetarit te komunes e pastaj edhe ne qytetareve natyrisht, andaj shtyerja e metutjeshme e konstituimit jo qe shkakton zgjedhje te reja por eshte tejet e pakuptimte sepse kjo po behet per qellime aspak parimore por per ngarendje ne marrjen sa me te madhe te hises se pushtetit.Fundja, ne qytetaret çfare faji kemi qe po doni te na nxirrni edhe nje here ne zgjedhje per teket e juaja individuale apo politike?!
Prandaj, uluni e gjeni zgjidhje dhe dijeni se keni pergjegjesi jo vetem qe ti fitoni zgjedhjet por edhe ti kapitalizoni ato dhe te punoni ashtu siç keni premtuar.
Mos mendoni se ne (populli) jemi dele dhe ju mund te na grahni kah te doni. Nese i keni opcion zgjedhjet, per te miren tuaj eshte qe t’i shmangni ato, ndryshe mund te digjeni keq qe te gjithe pa dallim! “Fati juaj eshte ne doren tuaj!”