Ansambli “Gjilani” zuri vendin e parë në festivalin ballkanik në Kumanovë

 Ansambli “Gjilani” zuri vendin e parë në festivalin ballkanik në Kumanovë

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Gjilani” është kthyer nga Kumanova ku ishte pjesëmarrës në Festivalin Ballkanik ‘Ballkan Fest 2021’.

Ansambli Gjilani pati paraqitje të suksesshme dhe nga juria profesionale u vlerësua me vendin e parë.

Para një publiku të shumtë e artdashës, gjilanasit interpretuan valle burimore e koreografike dhe këngë te përzgjedhura nga këshilli artistik i Ansamblit, me veshje kombëtare dhe kolorit të shkëlqyer.

Programi u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku, krahas shumë vendeve pjesëmarrëse.

Kjo pjesëmarrje e Ansamblit Gjilani në këso lloj ngjarjesh kulturore konsiderohet shumë e dobishme për shkëmbimin e përvojave.

Pjesëmarrja e Ansamblit si përfaqësues i Komunës së Gjilanit dhe Republikës së Kosovës ishte jashtëzakonisht e suksesshme dhe dinjitoze.

Ansambli falënderon organizatoret ne krye me drejtuesin artistik të festivalit Ilir Latifi për pritjen e jashtëzakonshme.

Pjesëmarrja në këtë festival, sipas kryetarit, Nehat Ferarti, është mundësuar nga Komuna e Gjilanit dhe kontributet e anëtarëve të ansamblit.

‘Aktivitetet e tilla kanë për qëllim ruajtjen dhe kultivimin e vlerave tona tradicionale dhe shpirtërore’, thotë Ferati.

Të ngjajshme