Amra Demaj – Kampione e Karatesë nga Klasa VI/5 në shkollën “Selami Hallaçi”
Amra Demaj, nxënëse e klasës VI/5 në Shfmu “Selami Hallaçi”, është një nga talentet më premtuese në sportin e karatesë. Ajo e nisi rrugëtimin e saj sportiv në moshën 9-vjeçare në klubin “Agim Ramadani – Katana”, nën udhëheqjen e trajnerit Shkëlzen Balaj. Me përkushtim dhe disiplinë të admirueshme, Amra ka arritur suksese të shumta në gara kombëtare dhe ndërkombëtare, duke u shndërruar në shembull frymëzues për bashkëmoshatarët e saj.
Rezultatet e saj më të rëndësishme janë:
2023
Gjilan – “Ditët e Agimit”: Vendi i parë në Kata
Vlorë – “Pavarësia”: Vendi i parë në Kumite, vendi i tretë në Kata
Strugë – “Struga Open”: Vendii tretë në Kumite
Prishtinë – Kampionati i Kosovës: Vendi i parë në Kumite,
shpallet Kampione e Kosovës2024
Ulqin – “Ulqini Open”: Vendi i parë në Kumite, vendi i tretë në Kata
Fushë Kosovë – “Fushë Kosova Open”: Vendi i dytë në Kumite
Gjilan – “Ditët e Agimit”: Vendi i parë në Kumite
Istog – Turneu Ndërkombëtar: Vendi i parë në Kumite
Obiliq – Kampionati i Kosovës: Vendi i parë në Kumite, shpallet sërish Kampione e Kosovës
Prishtinë – “Shpresat e Kosovës”: Vendi i parë në Kumite
Vlorë – “Kupa Mbarëkombëtare e Karatesë”: Vendi i parë në Kumite
Prishtinë – “Zahir Pajaziti”: Vendi i parë në Kumite
Maqedoni – “Grand Prix Macedonia”: Vendi i tretë në Kumite
Strugë – “Struga Open”: Vendi i parë në Kumite
Në dhjetor 2024, Amra u nderua me mirënjohje nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport
2025
Fushë Kosovë – “Fushë Kosova Open”: Vendi i dytë në Kumite
Prishtinë – Kampionati i Kosovës: Vendi i parë në Kumite, shpallet për herë të tretë Kampione e Kosovës
Istog – “Turneu i VI-të Ndërkombëtar”: Vendi i parë në Kumite
Ulqin – “Ulqini Open”: Vendi i tretë në Kata dhe në Kumite
Pejë – Turneu Ndërkombëtar: Vendi i parë në Kumite
Shkolla “Selami Hallaçi” e vlerëson lart suksesin e Amra Demajt, e cila me talentin dhe përkushtimin e saj po e përfaqëson denjësisht shkollën në arenën sportive. Ajo përbën një shembull të shkëlqyer të punës së palodhshme dhe disiplinës, duke dëshmuar se edhe në moshë të re mund të arrihen rezultate të mëdha. Sukseset e saj janë burim frymëzimi për të gjithë nxënësit tanë.