Aktivisti nderon ish-presidentin Rugova
Rashit Sahiti, një aktivist i devotshëm i LDK-së nga Malisheva e Gjilanit, në respekt të 2 dhjetorit, ka bërë homazhe te varri i presidentit Rugova, me ç’rast ka bërë edhe një postim.
Historia e popullit shqiptar që nga antikiteti e deri me sot, është e mbushur me ditë dhe data të dritës dhe errësirës, të gëzimit dhe dhimbjes, por 2 dhjetori i vitit 1944 do të kujtohet si dita kur në Kosovë lindi një pishtar i cili me vonë ndriçoi gjithë Kosovën dhe popullin e saj.
Ideologjia e tij politike ishte e ndërtuar mbi tri shtylla kruciale:
• Liri, pavarësi demokraci, për të
gjithë qytetarët pa dallim• Kosova shtet i Pavarur dhe Sovran, i hapur ndaj vendeve të rajonit
• Kosova e integruar me të drejta të barabarta në BE dhe NATO, në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, filozofi politike kjo që tani dita ditës po jetësohet dhe po bëhet realitet.
Dje, sot dhe nesër Kosova kishte dhe do të ketë nevojë për një njeri dhe burrështetas siç ishte Presidenti historik dhe arkitekti i pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova.
Presidenti Rugova u lind për t’mos vdekur kurrë, i cili reflektoi krejt madhështinë, humanizmin dhe vizionin e tij, të cilat na i la si një porosi, një amanet për popullin dhe vendin tonë Dardaninë-Kosovën.
Ndërsa sot qëndron si Altar në tokën e gjyshërve dhe stërgjyshërve të vet.
Urime ditëlindja Z. PRESIDENT…