Aksident tragjik afër pikës kufitare Tabanoc, ka të vdekur

 Aksident tragjik afër pikës kufitare Tabanoc, ka të vdekur

Një aksident tragjik mësohet të ketë ndodhur para disa minutave në autostradën që çon drejt kufirit me Serbinë.

Sipas informacioneve të para bëhet fjalë për të paktën tre vetura të përfshira, ndërsa ka edhe të vdekur.

Policia dhe ekipet mjeksore janë në vendin e aksidentit, ndërsa në vendin e ngjarjes është e vështirë të arrihet shkaku i bllokimit të autostradës.

Informacionet janë siguruar nga kalimtarët e rastit dhe pritet konfirmimi i tyre zyrtarisht nga policia./presheva.al /

Të ngjajshme