Aksident mes një autobusi dhe tri veturave në Malishevë, lëndohen pesë persona
Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sonte në fshatin Mleqan të Malishevës.
Në këtë aksident janë përfshirë një autobus dhe tri automjete udhëtaresh.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:20.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Përveç dëmeve materiale, deri më tani është raportuar për pesë persona të lënduar. Aktualisht, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, është duke ndërmarrë veprimet nevojshme hetimore.”, tha Elezaj.
𝗡𝗱ë𝗿𝘁𝗲𝘀𝗮 𝗲 𝘀𝘁𝗮𝗱𝗶𝘂𝗺𝗶𝘁 𝘀𝗶𝗻𝘁𝗲𝘁𝗶𝗸 𝗺𝗯𝘂𝘀𝗵𝗲𝘁 𝗺𝗲 𝗴𝗿𝗮𝗳𝗶𝘁𝗲
Ka gati dy vite që në Stadiumin e Qytetit në Gjilan nuk është zhvilluar ndonjë ndeshje e mirëfilltë futbolli e në Stadiumin me bari sintetik (te rrethi), dy ekipet e Superligës, por edhe shumë ekipe të tjera të rangjeve më të ultë e
𝗞𝘂𝗿𝘁𝗶: 𝗡ë 𝘃𝗲𝗻𝗱 𝘀𝗲 𝘁ë 𝗸ë𝗿𝗸𝗼𝗷ë 𝗳𝗮𝗹𝗷𝗲, 𝗦𝗲𝗿𝗯𝗶𝗮 𝘃𝗮𝘇𝗵𝗱𝗼𝗻 𝘁ë 𝗸ë𝗿𝗰ë𝗻𝗼𝗷ë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë qëndrimit në Austri ka marrë pjesë në diskutimin me temë: “Ballkani Perëndimor: pjesë kyçe e paqes së qëndrueshme në Evropë”, i organizuar nga Akademia Diplomatike e Vjenës, Instituti
Rreth 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Policia e Kosovës në 24 orët e fundit ka shqiptuar 1 mijë e 930 gjoba trafiku. Ndër të tjera, janë regjistruar edhe 17 aksidente trafiku me të lënduar, e 36 të tjerë me dëme materiale. Po ashtu, për një ditë në Kosovë janë
Autostrada Prishtinë-Gjilan, qeveria miraton propozimin për shpronësime shtesë
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 188-të saj ka miratuar propozimin për shpronësimin e pronave shtesë që preken nga realizimi i projektit për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Gjilan. Kryeministri Albin Kurti ka thënë se shpronësimi
𝗟𝗶𝗿𝗼𝗵𝗲𝘁 𝗻𝗴𝗮 𝗮𝗸𝘁𝗮𝗸𝘂𝘇𝗮 𝗶𝘀𝗵-𝗱𝗿𝗲𝗷𝘁𝗼𝗿𝗶 𝗶 𝗘𝗺𝗲𝗿𝗴𝗷𝗲𝗻𝗰ë𝘀 𝗗𝗿. 𝗕𝗮𝘀𝗿𝗶 𝗟𝗲𝗻𝗷𝗮𝗻𝗶
Gjykata Themelore në Prishtinë në rigjykim ka liruar nga akuza për mosdeklarim të saktë të pasurisë Basri Lenjanin, ish-drejtor i Emergjencës në Shërbimin Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK). Lajmin për
Kujtim Veseli bëhet shef i kirurgjisë vaskulare në Spitalin Kantonal në Zvicër
Këshilli i spitalit Kantonal të Schaffausen-it ka zgjedhur Dr. med. Kujtim Veselin shef të Klinikës së Kirurgjisë dhe të Kirurgjisë Vaskulare, transmeton albinfo.ch. Ai do të fillojë detyrën e re më 1 janar 2024 duke pasuar Dr. med.
Kjo vajzë nga Kosova do të jetë së shpejti doktoreshë në universitetet zvicerane
Shkurta Gashi është shqiptarja nga Kosova, e cila ka një përvojë të pasur profesionale. Tani më është në prag të doktorimit për informatikë në “Università della Svizzera italiana (USI)” në Lugano të Zvicrës. Ajo është e
Banorët e fshatit Gadishë të Gjilanit në hall me përçuesit elektrikë
Banorët e fshatit Gadishë të Komunës së Gjilanit po kanë probleme me energji elektrike tash e tre vjet. Krejt kjo pasi përçuesit elektrikë janë në një distancë të vogël me tokën dhe shumë afër shtëpive. E nga KEDS-i thonë që
Ndërkohë në Spitalin e Gjilanit: Qeni shfrytëzon autoambulancën për vendqëndrim
Motit të nxehtë nuk ka mundur t’i rezistojë as një qen endacak në qytetin e Gjilanit. Ai ka zgjedhur ta shfrytëzojë autoambulancën e Spitalit të Gjilanit për vendqëndrim.Në këtë foto të siguruar nga frontonline shihet një qen duke
Sekuestrohen mbi 700 pula në Gjilan, dyshohet se u kontrabanduan nga Serbia
Dogana e Kosovës në Gjilan ka ndaluar një automjet, ku kishin vërejtur se në të ishin të ngarkuara 750 copë pula të gjalla, pa dokumente për prejardhjen e tyre. Dyshohet se ato janë kontrabanduar nga Serbia në Kosovë përmes