Ajtenja nga Mitrovica ndër 100 gratë me më ndikim në Turqi

 Ajtenja nga Mitrovica ndër 100 gratë me më ndikim në Turqi

Ajtenja nga Mitrovica, me profesion orientaliste është shqiptarja më e vjetër që punon në Arkivin e Perandorisë Osmane.

Ajo tregoi se ka 27 vite që punon në Arkivin e Perandorisë Osmane, ku ka prekur dhe lexuar miliona dokumente të trojeve shqiptare.

“Jam nga Mitrovica, jam që 35 vjet në Stamboll. U martova me turk, burrin e gjeta në Venedik. Unë kam ligjëru në Fakultetin e Venecias gjuhën turke”, u shpreh Ajtenja në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu.

Shqiptarja e Mitrovicës ka dhënë mësim në disa universitete dhe ka botuar gjithsej 18 libra.

“Ajteni është orientaliste e njohur, njeh turqishten, persishten, arabishten, osmanishten. Ka qenë profesore në Universitetin e Venecias, profesore në Universitetin e Sarajevës, profesore në Medresën e Sarajevës, u martua me njërin prej akademikëve më të mëdhenj të Turiqë dhe jeton në Turqi që prej vitit 1991“, tregoi Fevziu.

Tutje, Ajtenja tregoi se 50% e dokumente në Arkivin e Perandorisë Osmane janë për Ballkanin.

“Arkivi ka 120 milionë dokumente. 50 % i takojnë Ballkanit. Ka dokumente me miliona për shqiptarët.”, tha ajo./Insajderi/

Të ngjajshme