AAK-Qeverisë: Ku është Ligji i Pagave, ku jeni fshehur?

 AAK-Qeverisë: Ku është Ligji i Pagave, ku jeni fshehur?

Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri ka ngritur shqetësimet për tri çështje që ende nuk janë implementuar nga Qeveria Kurti, ndonëse tha se ato janë premtuar se do të kryhen në muajin mars, siç është Ligji i Pagave, ngritja e pagës minimale dhe mundësia që qytetarët ta tërheqin një pjesë nga Trusti.

“Ku është Ligji i Pagave”, është mbishkrimi që Tahiri ka shfaqur para gazetarëve.

Në një konferencë për medie, Tahiri ka thënë se ky ligj ka qenë pjesë e agjendës legjislative të vitit 2021.

“Ky ligj ka qenë pjesë e agjendës legjislative të vitit 2021, dhe ka pasur zotim të qeverisë që në fund të marsit të kalojë në qeveri. Ku është ligji i pagave, ku jeni fshehur me këtë ligj, ku është procesi i punës për finalizimin e ligjit. Pse na keni thënë se bëhet në mars, apo është pazotësi e juaja dhe nuk dini të bëni këtë ligj. Ky është obligim që e kemi deputet. Ne kemi shtruar dy pyetje për ministrin. Ne kemi propozuar amendament për ligjin e pagave. Është e pafalshme për një qeveri që ka 50 për qind e me ik sot mu fsheh”, tha Tahiri.

Të ngjajshme