AAK në Gjilan 𝗯ë𝗻ë 𝗵𝗼𝗺𝗮𝘇𝗵𝗲 𝘁𝗲 𝗩𝗮𝗿𝗿𝗲𝘇𝗮𝘁 𝗲 𝗗ë𝘀𝗵𝗺𝗼𝗿ë𝘃𝗲
Sot, me bashkëpunëtorë bëmë homazhe në vendin ku pushojnë më meritorët për ditën më të rëndësishme për Gjilanin.
Dëshmorët janë ata që na e mundësuan lirinë, baza e vetme e fuqishme mbi të cilën ndërtohet shteti dhe çdo gjë që i duhet një vendi dhe një populli. Pa lirinë e Atdheut, nuk mund të imagjinohet as jeta, lëre më të tjera gjëra.
Mirënjohës përjetë UÇK-së dhe NATO-s me në krye ShBA-të që na e dhanë mundësinë të jetojmë e të festojmë të lirë e me shtet.
Lavdi të rënëve për liri!
Urime Dita e Çlirimit Gjilan!