A mund ta ul lëngu i shegës rrezikun e Diabetit? Ja çfarë thonë studimet
Lëngu i shegës, i kuq si një rubin, ofron një sërë vlerash të rëndësishme për organizmin e njeriut. Ai ofron një mariadë të mirash për shëndetin e zemrës, veçanërisht për diabetikët.
Studimet thonë se diabetikët që pijnë lëng shege për tre muaj janë ndjeshëm më pak të rrezikuar nga ateroskleroza. Për më tepër, studimet tregojnë se lëngu i shegës ka aftësinë të ngadalësojë përthithjen e kolesterolit të keq nga qelizat e trupit. Ekspertët thonë se diabetikët janë ndjeshëm më të rrezikuar nga ateroskleroza.
Antioksidantët për shëndetin e diabetikëve
Atersokleroza i hap rrugën sëmundjeve koronare, atakut në zemër, ishemisë dhe problemeve të tjera me
Lëngu i Shegës Ul Rrezikun e Diabetit të Tipit 2?
Studimet thonë se lëngu i shegës ul rrezikun e diabetit të tipit 2. Pirja çdo ditë e këtij lëngu, jo vetëm që ul nivelin e kolesterolit të keq por nuk përkeqëson treguesit e nivelit të sheqerit në gjak tek diabetikët. Si masë ditore rekomandohet konsumi i lëngut të një kokërr shege mesatare. Sa gota me lëng shege mund të pini çdo ditë?
Deri më tani, ekspertët tregojnë se nuk nevojitet një dozë standarde ditore të lëngut të shegës. Me përafërsi, një sasi prej 250 ml deri në 350 ml lëng shege në ditë, është jo vetëm e shëndetshme por edhe e sigurt. Megjithatë, është shumë e rëndësishme të siguroheni që lëngu që po pini është 100% shegë e pastër dhe jo e gatshme me sheqerna të shtuara./AgroWeb