A e dini se një student nga Gjilani ishte shpallur më i dalluari në Jugosllavi…
A e dini se dr. Shevqeti ka qenë studenti më i mirë i mjekësisë në Jugosllavi.
Dr. Shevqet Mehmet, specialist dhe magjistër i urologjisë, filloren dhe gjimnazin i ka kryer në Gjilan.
Fakultetin e Mjekësisë në Beograd.
Ishte student i shkëlqyeshëm, i shpallur student i dalluar.
Në Beograd i kishin ofruar që të mbetej fillimisht asistent në Fakultetin e Mjekësisë, por kishte zgjedhur të kthehej në qytetin e tij, në Gjilan.
Ai fillimisht filloi punën e mjekut të përgjithshëm në Shtëpinë e Shëndetit në Gjilan, ndërkohë vazhdoi specializimin në Urologji në Qendrën Mjekësore Universitare Rebro në Zagreb dhe mori titullin Magjistër i Urologjisë.
Edhe në Zagreb
u dallua në studimet postdiplomike.Pas kësaj, dr.Shevqeti themeloi Repartin e Urologjisë në Spitalin Rajonal në Gjilan, duke e bërë repartin më të mirë në Kosovë.
Ai ishte jashtëzakonisht i përkushtuar në profesionin e tij.
Ai e respektonte në përpikëri orarin e punës, rregullin dhe disiplinën.
Qytetarët që patën nevojë për ndihmën e dr.Shevqetit tregojnë se ai edhe pas orarit të punës, edhe në orët e vona të natës dhe jashtë orarit të punës ka shkuar në Spital kur e ka thirrë kujdestaria e Spitalit.
Kurrë nuk ka thënë jo.
Posedonte etikë perfekte njerëzore e mjekësore.
Dr.Shevqeti ka marrë pjesë në shumë konferenca ndërkombëtare në fushën e urologjisë, duke lënë shumë trajtesa, vështrime e punime shkencore.
Ai ishte edhe kronist i spikatur, e kishte njohur thellësisht jetën urbane dhe vjetërsinë e qytetit të Gjilanit, ka lënë shumë shkrime e fotografi nga qyteti i Gjilanit e fshatrat e Anamoravës.
Ai ishte humanist dhe veprimtar i jashtëzakonshëm, i psjisur me kulturë të gjerë shkencore, qytetare e njerëzore.
Dr. Shevqeti është i lindur në Gjilan dhe tërë jetën ka punuar në këtë qytet.
Ai vdiq me 19 prill 2022, në moshën 67 vjeçare.
Dr. Shevqeti ka lënë shumë vepra e shumë gjurmë, por ka lënë shumë zbrazëti në këtë qytet.
I përulemi veprës dhe shembëlltyrës së këtij njeriu të madh, këtij gjeniu që i mungon shumë qytetit të Gjilanit dhe jo vetëm./shkrimin është marrë nga Koha.press/N.B/