A do të bëhet ndryshimi i zakonshëm i orës këtë vit?

 A do të bëhet ndryshimi i zakonshëm i orës këtë vit?

Për shkak se më parë është diskutuar që ky ndryshim të mos bëhet më, ka akoma paqartësi për njerëzit.

Më në fund do t’i kthejmë akrepat e orës një orë mbrapa në tetor, siç kemi bërë për kaq shumë vjet, duke shënuar fillimin e kohës së dimrit.

Të Dielën e fundit të Tetorit , domethënë më 31 Tetor 2021, ndryshimi i kohës do të ndodhë normalisht, pasi pandemia e Covid solli ndryshime dhe vendosi planifikimin për heqjen e ndryshimit të orës.

Prandaj më 31 tetor 2021, do të kthehet një orë mbrapa, nga ora 04.00 në 03.00 në mënyrë që të bëjmë kalimin nga koha e verës në dimër. Parlamenti Evropian kishte vendosur që ndryshimi i kohës të ndalet të Dielën e fundit të Marsit 2021 për vendet e Bashkimit Evropian, të cilat duan të mbajnë kohën e verës përgjithmonë, ndërsa për Shtetet Anëtare që duan kohën e dimrit, ndryshimi do të jetë bërë të dielën e fundit të tetorit 2021, pra këtë vit më 31 tetor.

Më 26 Mars 2019, Parlamenti Evropian miratoi qëndrimin mbi propozimin e Komisionit për t’i dhënë fund praktikës së ndryshimit të kohës, duke mbështetur ndryshimet e fundit të kohës deri në vitin 2021, kohë në të cilën secilit vend i kërkohet të zgjedhë nëse akrepat e orës do të qëndrojnë gjatë verës apo dimër.

Të ngjajshme