55 αksidente brenda 24 orëve, Policia ka një apel për pjesëmarrësit në trafik

 55 αksidente brenda 24 orëve, Policia ka një apel për pjesëmarrësit në trafik

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara kanë ndodhur 55 aksidente trafiku.

“Gjatë 24 orëve të kaluara janë evidentuar gjithsej 55 aksidente në trafikun rrugor, Policia e Kosovës me zyrtarët e saj janë duke kryer aktivitete në teren me qëllim që të parandalohen aksidentet rrugore, por edhe janë duke ndërmarr masa ndëshkuese ndaj atyre personave që nuk respektojnë rregullat dhe shenjat në trafik.”

Për 24 orë janë konfiskuar 34 patentë shoferë.

“Gjatë 24 orëve të kaluara në këtë fushëveprim në nivel vendi janë realizuar 545 pika kontrolli të automjeteve, përderisa 34 shoferëve iu janë konfiskuar patentë shoferi per shkelje të ndryshme të rregullave në trafik.”

Policia u ka bërë apel shoferëve dhe të gjithë pjesëmarrësve tjerë që të jenë më vigjilent.

“Apelojmë tek të gjithë shoferët, por edhe pjesëmarrësit tjerë në trafik që të jenë vigjilent dhe gjatë pjesëmarrjes në rrugë të respektojnë dispozitat ligjore që burojnë nga ligji mbi trafikun rrugor, nëmënyrë që secili të kontribuon në zvogëlimin e statistikave të aksidenteve rrugore.” /Gazeta10/

Të ngjajshme