𝗭𝗼𝗴𝗮𝗷 𝗸𝗿𝗶𝘁𝗶𝗸𝗼𝗻 𝗤𝗲𝘃𝗲𝗿𝗶𝗻ë 𝗞𝘂𝗿𝘁𝗶:Për nivel të qeverisjes nuk ia kalojnë as Qeverisë Bajram Kosumi

 𝗭𝗼𝗴𝗮𝗷 𝗸𝗿𝗶𝘁𝗶𝗸𝗼𝗻 𝗤𝗲𝘃𝗲𝗿𝗶𝗻ë 𝗞𝘂𝗿𝘁𝗶:Për nivel të qeverisjes nuk ia kalojnë as Qeverisë Bajram Kosumi

Analisti Petrit Zogaj ka kritikuar Qeverinë Kurti për ngritjen e tatimit në pronë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se zyrtarët e VV-së janë të mirë vetëm për propagandë dhe demagogji.

Sipas tij, për nivel të qeverisjes, Qeveria Kurti nuk ia kalon as qeverisë së ish-kryeministrit Bajram Kosumi.

“Fillimisht e rrisin tatimin ne prone, e fajesojne nivelin komunal per kete, e kur e shohin qe u kriju nje pershtypje qe qeveria nuk ka dore ne kete rritje, propozojne “zbutje” te tatimit per kete vit per me thene qe “qeveria u del ne ndihme qytetareve.” Po mire, meqe qeveria nuk paska pergjegjesi per rritje te tatimit ne prone, si eshte e mundur qe ka pergjegjesi per zbutje te kesaj rritje? Keta te mire jane vec ne propaganden e demagogjine e tyre, se per nivel te qeverisjes nuk ia kalojne as asaj te qeverise se Bajram Kosumit, per ata qe e mbajne mend”, ka shkruar Zogaj.

Të ngjajshme