𝗩𝗼𝗴ë𝗹𝘂𝘀𝗵𝗶 𝗔𝗻𝗲𝗹 𝗛𝘆𝘀𝗲𝗻𝗶 𝗻𝗴𝗮 𝗚𝗷𝗶𝗹𝗮𝗻𝗶 𝗲 𝗱𝗼 𝗺𝗲 𝘀𝗵𝗽𝗶𝗿𝘁 𝗽𝗶𝗮𝗻𝗼𝗻!…
Anel bukuroshi, në koncertin festiv, organizuar për 8 Marsin është nderuar me lëvdatë për pjesëmarrje, përkatesisht paraqitje të suksesshme në koncertin e klasës së pianos për vitin shkollor 2022/2023″.
S’do mend se shkëlqimi i tij në koncert ka gëzuar jo vetëm prindërit dhe familjarët e të afërmit, por edhe pjesëmarrësit në këtë ngjarje festive.
Prindërit, Albani dhe Lindita prej të gjithëve ndihen jo vetëm të gëzuar, por edhe lumturuar për arrijtjet e Anelit në këtë segment të artit muzikor.
“Kjo arritje nuk do të ishte e mundur pa përkushtinin e mësueses Hajrije Bislimi si dhe mbështetjen e parezervë të drejtorit të Shkollës së Muzikës në Gjilan, zotëri Kushtrim Jakupi “, ka thënë nëna e tij, Lindita.
Ajo ka uruar për Anelin qe ky hap të jetë vetëm fillimi i sukseseve të tij në fushën e artit muzikor, gjë të cilën nuk e kishin ëndërruar asnjëri prej prinderve.
Në fakt mami i tij, Lindita kishte ëndërruar që Aneli do të merrej me sport, pasi që babi i tij është njeri i sportit.
Megjithatë, dëshira dhe interesimi i tij mori kahje tjetër, per piano dhe u zbulue gjatë një ndeje prej një vajze që mëson për artin muzikor në Shkollën e Muzikës në Gjilan.
Pra, Aneli është dhënë pas pianos me vetëdëshirë, ku edhe ka filluar të luaj me këtë instrument të këndshem muzikor, kurse reagimi i vajzes së përmendur ishte, – “Mam, Aneli po i zen notat!… “.
Urojmë nga zemra që Aneli të bëhet shembull i shkëlqyer i ekzekutimit me piano tash dhe në të ardhmen në Kosovë dhe gjetiu./GJILANI INFO/