𝗩𝗱𝗲𝘀 𝟰𝟬-𝘃𝗷𝗲ç𝗮𝗿𝗶 𝗾ë 𝘂 𝗮𝗸𝘀𝗶𝗱𝗲𝗻𝘁𝘂𝗮 𝘁ë 𝗵ë𝗻ë𝗻 𝗺𝗲 𝗺𝗼𝘁𝗼ç𝗶𝗸𝗹𝗲𝘁ë
Arban Bislimi, 40-vjeç, i cili ishte aksidentuar me motoçikletë pasditen e së hënës në Përlepnicë të Ranillugut, ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Policia ka njoftuar se 40-vjeçari ishte duke u trajtuar në spital ndërsa për vdekjen e tij janë njoftuar nga mjekët të mërkurën.
“Përlepnicë, Ranillug 17.07.2023, 16:00. Viktima mashkull kosovar i cili ka qenë duke u trajtuar në QKUK Prishtinë, sot me datën 19.07.2023 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.
Arbani ka qenë njëri nga peshkatarët më të suksesshëm në Kosovë, duke marr vendin e parë në disa gara vendore dhe ndërkombëtare./IndeksOnline/