𝗦𝗽𝗮𝗵𝗶𝘂: S’mund të krenohemi me Xhakën e Shaqirin

 𝗦𝗽𝗮𝗵𝗶𝘂: S’mund të krenohemi me Xhakën e Shaqirin

Analisti, Nexhmedin Spahiu teksa ka komentuar ndeshjen e Kombëtarës së Zvicres ndaj Serbisë, ku luajtën dy shqiptarët Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri tha se me përkrahjen ndaj këtyre dy futbollistëve, po përulën ata të “Kombëtares së Kosovës”.

Sipas Spahiut, kosovarët nuk mund të krenohen me sukseset e dy futbollistëve, Xhaka e Shaqiri, kjo pasi sipas tij, për arritjet e tyre, nuk ka kontribuuar Kosova por, Zvicra.

“Ne i dëshirojmë sukses kur të rinjtë tanë arrijnë suksese në botë, por smundemi me u krenu me ta. Sepse, Xhaka dhe Shaqiri nuk janë rezultat i joni, s’kemi dhanë na pare që ata me u ba këta që janë. Zvicëra ka investu në ta, jo ne”, tha Spahiut në Politiko.

Ai ka vazhduar me qëndrimin e tij, se euforia e kosovarëve më shumë erdhi si pasojë e të kaluarës së Kosovës me shtetin serb.

Tutje Spahiu ka vlerësuar se me këtë përkrahje të madhe ndaj dy shqiptarëve, dëmi po i shkaktotohet “Kombëtarës së Kosovës” në futboll.

“Nuk i gjykoj. Edhe unë kam mund të jem pilot, por nuk jam. Përderisa ata nuk luajnë për “Kombëtaren e Kosovës”, ne nuk mundemi me i çmuar më shumë sesa ata që luajnë, sepse ne i bëjmë dëm vetës, “Kombëtares” tonë. Arsyeja e parë që u gëzuar njerëzit, e u gëzova unë është që u mund Serbia. Ndoshta unë jam gëzu më shumë që e ka mujt Zvicra sesa Brazili. Më ka pëlyer se si një njeri i gjakut tim, ua ka dhënë gol, dhe e di si pritet në Serbi. Por, kjo nuk na jep të drejtë ne me i përulur këta futbollistët tanë që luajn për Kosovën në krahasim me dikë që përfaqëson një shtet mik, siç është Zvicra. Zvicra i ka ushqyer shumë familje të Kosovës”, tha Spahiu në Politiko. /Gazeta10

Të ngjajshme