????????-???????: Të dhënat shëndetësore në asnjë mënyrë nuk mund të publikohen

 ????????-???????: Të dhënat shëndetësore në asnjë mënyrë nuk mund të publikohen

Krenare Sogojeva- Dermaku, komisionere për Informim dhe Privatësi, në emisionini “Tempus” në KTV tha se tha se sipas ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, të dhënat shëndetësore janë të dhëna të ndjeshme dhe si të tilla sipas saj në asnjë mënyrë nuk mund të publikohen.

“Në këndvështrim të ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, të dhënat shëndetësore janë të dhëna të ndjeshme dhe si të tilla asnjëherë nuk mund të publikohen as edhe nga personat fizikë, pa pëlqimin edhe vetë personit i cili domethënë  e ka sëmundjen apo është identifiku me një lloj sëmundje të tillë pa marrë parasysh çfarëdo sëmundje qoftë ajo”, tha Sogojeva-Dermaku.

Tutje Sogojeva-Dermaku shtoi se qytetarët e kanë të drejtën e tyre që të ankohen jo vetëm për mediat, por për secilin institucion qoftë ai publik apo privat apo edhe vetë personi fizik në rastet kur dikush keqpërdor apo i bëjnë publike të dhënat e ndjeshme si këto shëndetësore. /BetimipërDrejtësi/ Raporton: Flamur KABASHI.

Të ngjajshme