𝗦𝗸𝗮𝗻𝗱𝗮𝗹 𝗻ë 𝗦𝗽𝗶𝘁𝗮𝗹𝗶𝗻 𝗲 𝗣𝗲𝗷ë𝘀: Foshnja e lindur e vdekur, futet në lavatriçe me çarçafë

 𝗦𝗸𝗮𝗻𝗱𝗮𝗹 𝗻ë 𝗦𝗽𝗶𝘁𝗮𝗹𝗶𝗻 𝗲 𝗣𝗲𝗷ë𝘀: Foshnja e lindur e vdekur, futet në lavatriçe me çarçafë

Një rast i tmerrshëm ka ndodhur në Spitalin e Pejës javën e kaluar ku një foshnje e lindur e vdekur është futur me çarçafë në lavatriçe.

Gazeta Shneta ka mësuar nga burime brenda Spitalit të Pejes se një grua ka lindur fëmijën e saj në javën e 32-të, për shkak të problemeve shëndetësore.

Lindja është kryer me operacion dhe foshnja ishte nxjerr e vdekur, shkruan Gazeta Shneta.

Pas operacionit foshnja është vendosur në hapësirat brenda sallës, dhe ndërkohë ishte ngatërruar me çarçafët ku bashkë me ta ishte futur në lavatriçe nga një punonjës i pastrimit.

Rasti për mediat është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës të cilët kanë deklaruar se kanë filluar hetimet.

“Nga ankuesi, Policia ёshtё informuar pёr njё rast i cili ka ndodhur nё Spitalin Rajonal nё Pejё. Policia menjёherё ka dalё nё vendngjarje, Prokurori i Shtetit, gjithashtu. Nё vendngjarje kanё dalё edhe inspektorёt e shendetёsisё. Rasti, me urdhёr tё Prokurorit tё Shtetit, ёshtё duke u hetuar nga Prokurori i Shtetit dhe inspektorёt e shendetёsisё” thuhet në përgjigjen e Policisë për IndeksOnline.

Të ngjajshme