𝗦𝗵𝗸𝗮𝗿𝗸𝗼𝗵𝗲𝘁 ud.drejtori i Kardiokirurgjisë Rifat Brahimaj, ky është i emëruari i ri

 𝗦𝗵𝗸𝗮𝗿𝗸𝗼𝗵𝗲𝘁 ud.drejtori i Kardiokirurgjisë Rifat Brahimaj, ky është i emëruari i ri

Rifat Brahimaj është shkarkuar nga pozita e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Kardiokirurgjisë në QKUK.

Brahimaj është shkarkuar nga ud.drejtoresha e SHSKUK-së Pranvera Zejnullahu-Raçi, pas një debati publik me akuza e kundër-akuza në mes të Brahimajt dhe kardiokirurgut Kushtrim Shala për vdekjen e një pacienti, shkruan Gazeta Shneta.

Gazeta ka mësuar nga burime se në vend të Brahimajt është emëruar Shpejtim Shurdhiqi.

Brahimaj ka deklaruar për Gazetën se ende nuk e ka pranuar një vendim zyrtar për këtë çështje.

“Kurrgjë nuk kam pranuar zyrtarisht, vetëm atë çka po flitet që keni dëgju edhe ju”, ka deklaruar Brahimaj.

Vendimi i Zejnullahu-Raçit ka ardhur një ditë pasi ajo ka mbajtur një takim me kardiokirurgët.

Kujtojmë se para pak ditësh kardiokirurgu Kushtrim Shala e publikoi një rast si të suksesshëm të operuar me metodën “David”, derisa fatkeqësisht pacienti kishte ndërruar jetë disa orë më vonë. Për këtë intervenim Brahimaj e kishte kontestuar aftësinë e tij duke thënë se Shala nuk ishte kompetent profesionalisht. Pas kësaj deklarate Shala doli me kundërakuza ndaj Brahimajt duke thënë se ai e ka vdekshmërinë më të lartë “sesa laboratorët eksperimentalë”. /Gazeta Shneta/

Të ngjajshme