𝗦𝗵𝗲𝗳𝗶 𝗶 𝗭𝘆𝗿ë𝘀 𝘀ë 𝗕𝗘-𝘀ë 𝗻ë 𝗕𝗲𝗼𝗴𝗿𝗮𝗱:E kemi thënë, Asociacioni duhet të zbatohet
Kreu i Zyrës së BE-së në Beograd, Emanuele Giaufret ka folur në një intervistë për RTS lidhur me modifikimin që i është bërë propozimit franko-gjerman, e të cilin para pak ditësh në Kosovë e ka sjellë emisari sllovak, Miroslav Lajcak.
Ai ka thënë se negociatat janë diplomatike dhe sigurisht mjaft delikate. Siç ka shtuar tutje Giaufret, presidentet e Kosovës dhe Serbisë do të japin komentet e tyre, derisa thekson se BE tashmë e ka thënë se marrëveshjet të cilat janë arritur duhet të implementohen, përfshirë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
“Presidentët do të japin komentet e tyre. Mendoj se duhet të theksojmë se kemi mundësinë, siç ka thënë tashmë BE-ja, që gjithçka që është rënë dakord duhet të zbatohet, duke përfshirë edhe Asociacionin e Komunave Serbe. Por në aspektin urgjent, ne kemi mundësinë të bëjmë një hap drejt një marrëveshjeje ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, ka thënë Giaufret,.
Ndërkohë ka thënë se është i bindur që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë.