𝗣𝗼𝗹𝗶𝘁𝗶𝗹𝗼𝗴𝘂 𝗦𝗵𝗸𝗼𝗱𝗿𝗮𝗻 𝗥𝗮𝗺𝗮𝗱𝗮𝗻𝗶: Kurti e ringjalli Asociacionin

 𝗣𝗼𝗹𝗶𝘁𝗶𝗹𝗼𝗴𝘂 𝗦𝗵𝗸𝗼𝗱𝗿𝗮𝗻 𝗥𝗮𝗺𝗮𝗱𝗮𝗻𝗶: Kurti e ringjalli Asociacionin

Me insistimin e Qeverisë së Albin Kurtit në zbatimin e marrëveshjeve të arritura nga 2011’a e këndej, politilogu Shkodran Ramadani, argumenton se kryeministri vetëm se e ka ringjallur Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“E ringjalli atë [Asociacionin] që dikur ishte jo vetëm e shmangshme, por që konsiderohej e vdekur dhe e varrosur njëherë e mirë”, shkroi ai. Por, si erdhi deri te kjo? Shkodran Ramadani argumenton se Qeveria e Republikë së Kosovës në çështjen e dialogut ka pasur para vetes disa opsione e strategji.

“1) Strategjia e pare ka qene insistimi qe te implementohen marreveshjet e arritura nga viti 2011 e kendej.

2) Strategjia e dyte ka qene braktisja e plote e formatit te deritanishem te Brukselit, permes refuzimit per te implementuar marreveshjet e deritanishme dhe krijimi i nje skenari te ri dialogues.

3) Strategjia e trete ka qene braktisja e plote e negociatave me Serbine, ashtu siç kane pretenduar vite me pare. Ky njeheresh ka qene varianti me me se paku gjasa”.

Simbas analizës së tij, Kurti zgjodhi të parën, opsion ky që pashkëputshëm në vete përmban Asociacionin, përcjell gazeta online Reporteri.net.

Shkrimi i plotë i politologut:

Para se te nisin negociatat, Qeveria e Republikes se Kosoves i ka pasur disa opsione dhe strategji para vetes.

1) Strategjia e pare ka qene insistimi qe te implementohen marreveshjet e arritura nga viti 2011 e kendej.

2) Strategjia e dyte ka qene braktisja e plote e formatit te deritanishem te Brukselit, permes refuzimit per te implementuar marreveshjet e deritanishme dhe krijimi i nje skenari te ri dialogues.

3) Strategjia e trete ka qene braktisja e plote e negociatave me Serbine, ashtu siç kane pretenduar vite me pare. Ky njeheresh ka qene varianti me me se paku gjasa.

Nga ajo qe kemi pare deri tash eshte e qarte qe Kryeministri Kurti ka zgjedhur strategjine e pare, duke refuzuar dy strategjite tjera.

Mirepo ne momentin qe strategjia e tij ka qene kerkesa per implementimin e marreveshjeve te Brukselit, ai ka zgjedhe edhe Asociacionin.

Madje, jo vetem qe Qeveria e ka zgjedhur kete rruge, por edhe e ka angazhuar aparatin shteteror policor ne implementimin e saj, duke krijuar edhe tensione serioze. Qeveria ka kembengulur ne kete qasje aq shume sa edhe BE-ja dhe ShBA-ja dukeshin me pak entuziaste se Kosova ne avancimin e kesaj strategjie.

Kjo strategji perfundimisht ka mundesuar rigjenerimin e formatit te vjeter te dialogut, i cili ne pakon e tij e mbante edhe Asociacionin.

I vetmi shans (sado i vogel) qe Asociacioni te shmangej, ka qene te mos perzgjedhet Strategjia e Pare, ajo e implementimit te marreveshjeve dhe te zgjedhet apo formulohet nje tjeter strategji. Por Qeveria e Kosoves u kujdes qe edhe ai shans i vogel te shuhet.

Sepse ne fund, sic edhe e pame javen e kaluar, Kosova dhe Serbia u pajtuan qe te implementohen te gjitha marreveshjet, e jo vetem “keto te mirat”. Sepse kjo qasje eshte “Ose zbatohen te gjitha marreveshjet, ose asnjera”.

Siç edhe po shihet, te gjithe ata qe kane menduar qe dergimi i policise ne veri ka qene vetem ne sherbim te “marreveshjeve te mira” dhe jo ne sherbim te te gjitha marreveshjeve, thjesht edhe njehere kane ra pre e nje mashtrimi, qe sado i ambalazhuar me spektakel teatral dhe efekte dramatike, mbetet mashtrim. Siç po shihet, kjo qeveri vertet ka shkop magjik sepse beri te pamunduren: e ringjalli ate qe dikur ishte jo vetem e shmangshme, por qe konsiderohej e vdekur dhe e varrosur njehere e mire.

Të ngjajshme