𝗣𝗮𝗿𝗮𝗱𝗼𝗸𝘀𝗮𝗹𝗲: Për mijëra vrasje në Kosovë, njerëzit e Millosheviqit ishin dënuar më pak se Salih Mustafa

 𝗣𝗮𝗿𝗮𝗱𝗼𝗸𝘀𝗮𝗹𝗲: Për mijëra vrasje në Kosovë, njerëzit e Millosheviqit ishin dënuar më pak se Salih Mustafa

Në luftën e fundit në Kosovë, sipas të dhënave zyrtare, Serbia ka vrarë më shumë se 13 mijë persona.
Sipas këtyre të dhënave dhe faktimeve, janë dhunuar 20 mijë gra e mijëra të tjerë vazhdojnë të jenë ende të zhdukur. Janë dëbuar afër 1 milion njerëz dhe dëmet e luftës vlerësohen disa miliarda.

Për krejt këto, nga Tribunali Ndërkombëtar për ish-Jugosllavi në Hagë, njeriu kryesor i Sllobodan Millosheviç për Kosovë, Nikola Shainoviç ishte dënuar me 22 vjet burgim.

Pas apelit, dënimi iu zvogëlua në vetëm 18 vjet dhe pasi mbajti dy të tretat e dënimit u lirua fare për sjellje të mirë. Pra 12 vjet burgim për mbi 13 mijë të vrarë.

Dragoljub Ojdaniç, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Jugosllave në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Kosovë, përgjegjës për krime në luftën e Bosnjës dhe personi kyç në operacionin e deportimit të shqiptarëve nga Kosova, mori vetëm 15 vjet dënim, për dhjetëra vepra për të cilat akuzohej në kuadër të aktakuzës për kryerjen e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit.

Kolegu i tij, Komandanti i forcave të ushtrisë së Jugosllavisë në Prishtinë, Vladimir Lazareviç, u dënua edhe vetem me 14 vjet burgim.

Përgjegjesi për krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit të shkaktuara nga policia e Serbisë në Kosovë, Sreten Lukiç, nuk kishte marrë më shumë se 20 vjet dënim nga Tribunali Ndërkombëtar.

Lukiç, në kohën e luftës, ishte Shef i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP-it) për Kosovë.

E sot, Salih Mustafa u denua me 26 vjet, nga nje gjykatë që thirret ne emrin e popullit te Kosovës.

Të ngjajshme