𝗢𝗥𝗟-𝗷𝗮 𝗲 𝗚𝗷𝗶𝗹𝗮𝗻𝗶𝘁, nga sot mbeti pa një specialist të vyeshëm
Reparti i ORL -së në Gjilan, nga sot ka një specialist më pak. Dr. Beqir Abazi, i cili për 18 vite ka punuar në këtë spital.
Au ka vendosur që tash tutje, për shkaqe ekonomike dhe familjare punën profesionale specialistike ta vazhdojë në vendlindjen e tij, në Preshevë.
Shefi i Repartit të ORL, dr Rafet Sylaj ka thënë se mjeku Beqiri ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm profesional në zhvillimin e ndërhyrjeve kirurgjike në spitalin e Gjilanit, për 18 vite me radhë.
Duke shprehur mirenjohje për kontributin e dr Beqirit në spitalin e Gjilanit, shefi i ORL, Rafet Sylaj dhe i ka uruar atij shëndet dhe punë të mbarë në Preshevë. /Mediafokus.info