𝗠𝘂𝘀𝗹𝗶𝘂 – 𝗞𝘂𝗿𝘁𝗶𝘁: Lutem çdo minut e ditë që të keni sukses në veri
Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu ka thënë se po lutet minutë e çdo ditë që kryeministri kurti të ketë sukses me veprimet në very, që ditëve të fundit janë majft tensionuese.
“Sa i përket gjendjes në veri. Lutem cdo ditë dhe uroj të keni sukses me veprimet e marra atje. Lutem çdo minut që të mos jeni futur në një rrugë pa krye në veri të Kosovës’’, tha ajo.
Deputeti i AAK’së, Bekë Berisha sot në Kuvend teksa po diskutohet për situatën në veri, ka thënë se duhet të rikthehet sundimi i Ligjit, ama kjo s’arrihet me fjalë të bukura e interesante.
‘’Unëe falënderoj këtë deputetin e VV’së që tha se Serbia ka bë gjenocid e ka dhunu.
Qat punë e ka Serbia se e kemi armi. Këshillat e miqve nuk po i bën derisa po dëgjohet dëmi, po masi po bëhet dëmi po i dëgjon.’’, tha ai.‘’Insistimi për me tensionu situatën, kjo shkon në favor të atyre tjerëve. Sot rikthimi i sundimiti të ligjit në atë vend është shumë me rëndësi. Nuk besoj që ju doni me na qitë në pikën e kthimit të rezolutës 12/44. Mos i rreziko policët. Cka janë ato në Hoqë ato skena. Shumë i frikësohem që kanë me bë dicka vet që me na lënë fajin neve në këtë situatë.’’ Shtoi Berisha.