𝗠𝗮𝘁𝗼𝘀𝗵𝗶 𝗱𝗵𝗲 𝗦𝗽𝗮𝗵𝗶𝘂 𝗻ë 𝗻𝗷ë 𝗺𝗲𝗻𝗱𝗶𝗺: Granit Xhaka është zviceran i mirë e jo kosovarë
Publicisti i njohur Halil Matoshi ka thënë se mesfushori me origjinë nga Kosova, Granit Xhaka, është zviceran. Ndërkaq, edhe analisti politik, Nexhmedin Spahiu tha se Xhaka dhe Shaqiri janë patriot zviceran e jo kosovarë, transmeton Gazeta Metro.
Fillimisht, në emisionin ‘Politiko’ mbrëmë në Kanal10 Spahiu deklaroi se marrë parasysh faktin se dy futbollistët e lartcekur luajnë për kombëtaren e Zvicrës, atëherë nuk mund të jenë patriot kosovarë.
”Nuk kemi investuar ne tek ata (Xhaka, Shaqiri), dhe natyrisht ata se po ja kthejnë Zvicrës dhe ne nuk mund të kërkojmë që ata ta tradhtojnë Zvicrën dhe të luajnë për neve. Por, përderisa ataluajnë për Zvicrën janë patriot zviceran e jo kosovarë,
nuk po i mbrojnë ngjyrat bardhë e kaltër,” tha ai ndër të tjerash.Tutje, mendimin e tij e përkrahu Halil Matoshi, i cili tha se Xhaka është futbollist i shkëlqyeshëm, por sipas tij është ”zviceran i mirë”.
”Xhaka është shumë djalë i mirë, është futbollist i klasit botëror, por më së pari është një zviceran i mirë,” tha ai.
Pas kësaj reagoi ish-presidenti i FC Prishtinës, Remzi Ejupi i cili tha se ylli i Arsenal ”është një shqiptar i mirë dhe patriot i madh”, derisa supozoi se arsyeja pse Xhaka nuk ka ardhur të luajë për Kosovën është se ”nuk e kanë ftuar, nuk kanë investuar në të dhe s’kanë qenë të gatshëm ta marrin kur ka qenë momenti”.
Në anën tjetër, Granit Xhaka para disa vitesh, konkretisht para duelit mes Zvicrës dhe Shqipërisë në vitin 2012 kishte thënë se është krenar që është shqiptar.
”Sot mund të fishkëllehemi nga tifozët shqiptar, por nuk mund të jemi të hutuar. Ndoshta dikush na sheh si tradhtar, por nuk është ashtu, pasi që në jemi krenar që jemi shqiptarë. Nëse unë shënoj, unë nuk do të festoi, por nëse shënon dikush tjetër për ne, unë nuk jam budalla që të mos festoi. Unë nuk do të këndoi himnin zviceran, por as shqiptar,” kishte thënë ai për ‘Blick’.
Mirëpo, në vitin 2020 thoshte se gjaku i tij është shqiptar, por nuk mund të mohoi asnjëherë vendlindjen e tij e cila është Zvicra. ”Gjithmonë them se gjaku im është shqiptar, por unë jam zviceran. Vendi im i lindjes është Zvicra, dhe kjo do të jetë gjithmonë kështu. Ky është një fakt. Këtu kam lindur dhe këtu jam rritur,” kishte thënë ai.