𝗠𝗞𝗥𝗦 𝗱𝗵𝗲 𝗞ë𝘀𝗵𝗶𝗹𝗹𝗶 𝗶 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃ë𝘀 𝗽ë𝗿 𝗧𝗿𝗮𝘀𝗵ë𝗴𝗶𝗺𝗶 𝗞𝘂𝗹𝘁𝘂𝗿𝗼𝗿𝗲 merr në mbrojtje të përhershme dy objekte kulturore të Gjilanit

 𝗠𝗞𝗥𝗦 𝗱𝗵𝗲 𝗞ë𝘀𝗵𝗶𝗹𝗹𝗶 𝗶 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃ë𝘀 𝗽ë𝗿 𝗧𝗿𝗮𝘀𝗵ë𝗴𝗶𝗺𝗶 𝗞𝘂𝗹𝘁𝘂𝗿𝗼𝗿𝗲 merr në mbrojtje të përhershme dy objekte kulturore të Gjilanit

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore merr në Mbrojtje të Përhershme dy objekte Kulturore të Gjilanit.

QRTK GJILAN

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Gjilan ka bërë një punë të rëndësishme në fushën e trashëgimisë  gjatë vitit 2022. Ka përplotësuar të dhënat e kërkuara duke përgatitur 12 dosje për Mbrojtje të Përhershme, ku 10 prej tyre janë nga Rajoni i Gjilanit dhe 2 nga Rajoni i Ferizajt:

Atik Xhamia –  Gjilan

Shkolla e muzikës në Gjilan (ish saraji i Mustafë Pashës) – Gjilan

Shtëpia e Zekirja Abdullahut – Gjilan

Shtepia e Muhamer Shabanit – Perlepnice

Objekti i ish depos ushtarake turke – Gjilan

Objekti i Kajmekamllakut –  Gjilan

Kisha e Shën Anës në Dunav – Gjilan

Shtëpia e Haxhi Ahmetit – Viti

Teqja e Sheh Zenel Abedinit – Kamenice

Kisha e Shëndrrimit në Pasjan

Xhamia e Sinan Pashës – Kacanik

Kompleksi Kisha dhe Xhamia – Ferizaj

Qendra jonë ka përgatitur dosjet e objekteve kulturore sipas kritereve të formularit të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi.

E rëndësishme është konsideruar edhe përgatitja e perimetrit të zonës së mbrojtjes të këtyre aseteve të propozuara.

Dosjet e tilla, më pas janë dorëzuar në Komisionin e Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Përhershme. Dhe pas shqyrtimit të materialit të dorëzuar është konstatuar se dokumentacioni plotëson kriteret e përcaktuara dhe të njëjtat dosje i janë dorëzuar MKRS-së dhe Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore.

Pas shqyrtimit të dosjeve, Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore ka vendosur që gjatë vitit 2022 të marrë në MP dy asete nga Rajoni i Gjilanit: Atik Xhaminë dhe Shkollën e Muzikës, sot objekti i Muzeut etnologjik.

Pritet që gjatë vitit 2023 që Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore të marrë në mbrojtje asetet tjera të propozuara nga Qendra jonë. /2LONLINE/

Arton Hoxha, drejtor i QRTK – Gjilan​

Të ngjajshme