𝗟𝗗𝗞: Bashkë me rrjedhën e parave të Martin Berishajt 𝘁ë 𝗵𝗲𝘁𝗼𝗵𝗲𝗻 edhe Presidentja, Kurti e Gërvalla
Lidhja Demokratike e Kosovës sot përmes një konference për media kanë kërkuar që bashkë me rrjedhjen e parave të Martin Berishajt, të hetohen edhe Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja Donika Gërvalla-Schwarz.
LDK ka kërkuar që Berishaj të shkarkohet menjëherë, ndërkohë kanë bërë thirrje që Prokuroria e Shtetit të zhvillojë hetime në detaje për qarkullimin e parave të kompanisë së Martin Berishajt.
“Prokuroria e shtetit të zhvillojë hetime të detajshme të qarkullimit të parasë së kompanisë së Martin Berishajt, duke i përfshirë në hetim edhe Kryeministrin Albin Kurti, Presidenten Vjosa Osmani dhe Ministren e Jashtme Donika Gërvalla-Shwartz”, thuhet në komunikatën e dërguar për media./Gazeta10