𝗞ë𝘁𝗼 𝗷𝗮𝗻ë 𝟳 𝗳𝘀𝗵𝗮𝘁𝗿𝗮𝘁 𝗺𝗲 𝗲𝗺𝗿𝗮𝘁 𝗺ë 𝗶𝗻𝘁𝗲𝗿𝗲𝘀𝗮𝗻𝘁 𝗻ë 𝗞𝗮𝗺𝗲𝗻𝗶𝗰ë
Pozita gjeografike e Komunës së Kamenicës është perimerike në skajin më Lindor të Kosovës, por është urë lidhëse në mes magjistrales Gjilan-Bujanoc, lidhet me qendrat tjera të Kosovës. Gjilani ndodhet në largësi 30 km, ndërsa Prishtina 75 km nga Kamenica. Me Prishtinën mund të lidhet edhe me rrugë më të shkurtër, nëpër Novobërdë dhe Llabjan, ku në të dy drejtimet rruga shkurtohet për 20-25 km. Stacioni më i afërt Hekurudhor është në Ferizaj dhe Bujanoc. Aeroporti më i afërt është ai i Prishtinës 90km dhe i Shkupit 130km.
Kamenica është vend kodrinoro – malor me disa lugina rreth lumenjve, me tokë
aluviale shumë të përshtatshme për perimtari, dhe kultura tjera bujqësore. Këto shtrihen në pellgun e lumenjve Krivareka, lumit të Desivojcës dhe Hogoshtit nga ana veriore, kurse pjesa jugore shtrihet rreth lumit Anamorava.Më poshtë keni emrat interesant të 7 fshatrave në këtë komunë:
- Muçivërc
- Karaçevë e Epërme
- Karaçevë e Poshtme
- Poliçkë
- Vaganesh
- Leshtar
- Grizimë
Ndërkaq fshati më i madh i Kamenicës është Koretini me 3476 banorë, më pastaj Rogaçica 2668 banorë./zerogjasht.com/