𝗞𝘂𝘀𝗮𝗿𝗶-𝗟𝗶𝗹𝗮:Serbët në veri me lot në sy nënshkruan dorëheqjen nga vendet e tyre të punës
Shefja e Grupit Parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari-Lila, lidhur me vendimin e Listës Serbe për dorëheqje nga institucionet e Kosovës, tha se serbët, me lot në sy i kanë dorëzuar ID’të e tyre.
Sipas Kusari-Lilës, kjo tregon se ata po ndihen të kërcënuar nga udhëheqësit e tyre për të bërë një gjë të tillë, dhe se të njëjtit nuk kanë guxuar t’i ndryshojnë targat e automjeteve nga KM në RKS, pas vendimit të Qeverisë.
“Serbët me vaj në sy kanë dorëzuar ID, kanë nënshkruar dorëheqjen nga vendet e punës që kanë qenë, duke treguar se janë duke u kërcënuar. Kanë treguar senuk kanë guxuar të shkojnë e t’i ndryshojnë targat e automjeteve”,
tha ajo në T7.E pyetur se a e ka ndërmend kryeministri Kurti ta shtyjë vendimin për targat, pas kërkesës së aleatëve ndërkombëtarë, ajo tha se kjo temë kërkon vëmendje të shtuar por se nuk ka informacione lidhur me atë se si planifikon të veprojë Kryeministri.
“Është një situatë delikate dhe ka nevojë për një vëmendje të shtuar. Rendi dhe ligji dhe shteti ligjor mbeten primare. Nuk kam ndonjë informacion se do të ndryshohet vendimi, apo se do të shtyhet zbatimi”, ka deklaruar ajo.
Për këto tensione me targa, ajo tha se problemi qëndron te Serbia, e jo te Kosova.
“Serbia di të krijojë këso situata si kjo me tabela. E dimë rastin edhe me trenin e famshëm me mbishkrimet e famshme nacionaliste e fashiste. Ishte po ashtu edhe Ura e Ibrit. Serbia do të kishte gjetur diçka. Problemi nuk është në Kosovë, por në Serbi”, ka thënë ajo.