𝗞𝗶𝗿𝘂𝗿𝗴𝘂 𝗔𝗹𝗶 𝗗𝗲𝘃𝗮𝗷𝗮 bëhet anëtar i Kolegjit Amerikan të Kirurgëve
Kirurgu nga Kosova Dr. Ali Devaja, është bërë anëtar i Kolegjit Amerikan të Kirurgëve gjatë ceremonisë në kuadër të Kongresit i cili po mbahet në San Diego në Kaliforni.
Devaja ka qenë i vetmi kirurg nga Kosova i cili është anëtarësuar këtë vit, në mesin e shumë kirurgëve tjerë nga vende të ndryshme të botës, shkruan Gazeta Shneta.
“Dua të falënderoj përzemërsisht ish-Presidenten, prof. Julie A. Freischlag për përkushtimin të jashtëzakonshëm dhe mbështetjen që ka ofruar për të njohur Kosovën mes të gjitha vendeve të tjera në nivel profesional kirurgjik”, ka shkruar Devaja në njoftimin e tij.
Lexoni njoftimin e plotë:
Ndjehem krenar që
u bëra “Felloë” i Kolegjit Amerikan të Kirurgëve #ACSCC22, gjatë Ceremonisë së mbledhjes të së dielës të 16 tetorit 2022 në San Diego, Kalifornia. USATë qenurit anëtar i Kolegjit Amerikan të Kirurgëve (ACS) – “FACS” është nderimi më i lartë i karrierës sime profesionale, por edhe me një peshë te madhe historike duke e përfaqësuar Kosovën për herë të parë të barabartë me të gjitha vendet tjera. Kredencialet “FACS” përfaqësojnë nivelin më të lartë të arsimit, ekspertizës dhe përsosmërisë në profesionalizëm shkenëcor në mbarë botën.
Dua të falënderoj përzemërsisht ish-Presidenten, prof. Julie A. Freischlag për përkushtimin të jashtëzakonshëm dhe mbështetjen që ka ofruar për të njohur Kosovën mes të gjitha vendeve të tjera në nivel profesional kirurgjik.
Për më tepër, mirënjohja më e përulur për Presidentin aktual të ACS-se E. Christopher Ellison për inkurajimin dhe shtrirjen e programit të ACS-së për vitin e ardhshëm.#unitedsurgeons
Falëmnderimet e mia më të përzemërta për të gjithë stafin e #ACS, në veqanti #compusystems për përpjekjet e panumërta për ta renditur Kosovën në mesin e të gjitha vendeve të tjera përbrenda sistemit IT-së të ACS që deri më sot nuk egzistonte.
God bless these United States of America. /gazetashneta.net/