𝗞𝗮𝗾 ë𝘀𝗵𝘁ë 𝗻𝘂𝗺𝗿𝗶 𝗶 𝘀𝘁𝘂𝗱𝗲𝗻𝘁ë𝘃𝗲 𝗾ë 𝗱𝗼 𝘁ë 𝗽𝗿𝗮𝗻𝗼𝗵𝗲𝗻 në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në Gjilan për vitin akademik 2023/2024
Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në vitin e parë të studimeve, në afatin e parë të konkursit për vitin akademik 2023/2024, do të regjistrojë 600 studentë të rregullt në studime themelore baçelor.
Nga numri i përgjithshëm i përcaktuar si në paragrafin 1, bazuar në UA nr. 09/2016 MASHT-it, Universiteti do të regjistrojë deri në 12%, përkatësisht 73 studentë të rregullt nga komuniteti jo-shumicë. Kuota prej 12% të vendeve të rezervuara për regjistrim të studentëve nga komuniteti jo-shumicë do të shpërndahet në mënyrë proporcionale sipas përqindjes së numrit të përgjithshëm të studentëve për secilin departament apo program të fakulteteve veç e veç.
Aplikimi në platformën online uni-gjilan.net është hapur prej datës 10.07.2023 derimë datë 17.
07.2023 në ora 16.00.Provimi pranues mbahet në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike – baçelor mbahet më datë 20. 07.2023 në ora 13:00
Shpallja e rezultateve preliminare e provimit pranues do të bëhet në tabelat e shpalljeve si dhe në ueb-faqen e universitetit sipas grupeve të fakulteteve, bazuar në datat e mbajtjes së provimit pranues dhe atë: më së voni deri më datë 24.07.2023, në ora 16:00.
Kandidatët të cilët sipas rezultatit preleminar renditen si kandidatë të papranuar, mund t’i paraqesin ankesë fakultetit përkatës më së largu 48 orë pas publikimit të rezultateve preliminare respektivisht për grupet si në vijim: Ankesat bëhen më së voni deri më datë 26.07.2023, në ora 16:00.
Provimi pranues mbahet nga lëndet: Shkenca Kompjuterike: Informatike dhe Matematike. /zerogjasht/