𝗜𝗻𝘁𝗲𝗿𝘃𝗶𝘀𝘁ë 𝗲𝗸𝘀𝗸𝗹𝘂𝘇𝗶𝘃𝗲 𝗺𝗲 𝗕𝗲𝗿𝗮𝘁 𝗗𝗲𝗺𝗶𝗿𝗶𝗻
Në këtë intervistë ekskluzive për portalin “Zerogjasht”, Berat Demiri tregon për jetën e tij profesionale dhe planet e tij.
Zerogjasht: Sa kohë keni që merreni me muzikë?
Berat Demiri : Me muzikë merem qysh nga fëmijëria e hershme mirëpo kryesisht nga mosha 19 vjeqare kam fillu të merem me muzikë komerciale si Dasma dhe Ahengje të ndryshme familjare etj.
Zerogjasht: A e keni të trashëguar muzikën në familjen tuaj, apo jeni i vetmi që këndoni në familje?
Berat Demiri : Muzikën e kam trashëgim nga familja dmth e gjithë familja janë marrë me muzikë folklorike kryesisht Babi, mirëpo nuk e kanë parë muzikën sikomercialitet por si hobi dhe kanë pas profesione tjera.
Zerogjasht: Nëse jo në muzikë, ku do e gjenit veten në ndonjë profesion tjetër?
Berat Demiri : Unë pasi i menaxhoj vet të gjitha punët rreth këngve video klipeve, menaxhimin e datave për mbrëmje dhe ahengje familjare besoj që kam aftësi me menaxhu edhe shumë punë të profesioneve tjera jashtë muzikës ku merem edhe me Menaxhimin dhe themelimin e një qendre psikologjike dhe këshillimi “MIND Garden” në Gjilan së bashku me motren time Psikologe kështu që nuk e kam problem edhe çfarëdo lloj profesioni që mu kishte ofruar do e bëja kurse profesionin tim “Këngëtar” s’do mund ta bënte gjithëkush.
Zerogjasht : Ku e shihni veten pas 5 viteve?
Berat Demiri : Nuk mund ta parashikoj veten se mund ta shoh aty apo këtu sepse shpeshherë gjërat janë të pa parashikushme p.sh. dy vitet e pandemisë kem pas humbje të mëdha ne këngëtarët dhe muzikantët pasi që nuk kemi mund me ushtru veprimtarinë tonë, mirëpo nuk do të ndalemi me këngë dhe projekte muzikore si dhe me punë arrihet gjithëçka.
Zerogjasht: A mund të zbuloni ndonjë ekskluzivitet për portalin zerogjasht?
Berat Demiri : Para sezones së verës do kam plan të realizoj një këng të re mirëpo ende nuk jam i përcaktum në llojin e këngës por besoj se do jetë një balad moderne.
Intervisten e realizoi: Artan Dërmaku.