𝗚𝗷𝗼𝗯ë 500 euro, pesë pikë 𝗻𝗲𝗴𝗮𝘁𝗶𝘃𝗲 dhe një vit heqje e patent shoferit, për gjilanasin që tejkaloi shpejtësinë e lejuar

 𝗚𝗷𝗼𝗯ë 500 euro, pesë pikë 𝗻𝗲𝗴𝗮𝘁𝗶𝘃𝗲 dhe një vit heqje e patent shoferit, për gjilanasin që tejkaloi shpejtësinë e lejuar

Gjilan, 06 Korrik 2023 – Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Policia e Kosovës, njësiti i Komunikacionit rrugor gjatë matjes me radar laserik  kanë identifikuar vozitësin i cili duke drejtuar automjetin e tijë,  ka tejkaluar shpejtësinë në zonën e limituar (vendbanim) ku  sipas shenjës së trafiku shpejtësia ishte e lejuar 50 Km/h gjersa ka tejkaluar shpejtësinë në 119 km/h . 

Me këto veprim ai  ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe kanë rënë ndeshë me rregullat e komunikacionit rrugor. 

Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan ndaj  kundërvajtësit ka shqiptuar gjobë prej pesëqind euro (500) euro, pesë (5) pikë negative  dhe masën mbrojtëse në afat prej një (1) vit.                                                                                                                

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë. /zerogjasht /

Të ngjajshme