𝗚𝗷𝗶𝗹𝗮𝗻 | 𝗣ë𝗿 𝘀𝗵𝘁𝗮𝘁ë 𝗱𝗶𝘁ë 𝗽𝗼𝗹𝗶𝗰𝗶𝗮 𝘀𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗼𝗶 𝟭𝟮𝟯𝟭 𝗴𝗷𝗼𝗯𝗮
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe Stacionet Policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan gjatë periudhës kohore 24.02.2023-02.03.2023 në vazhdën e implementim i Planeve Operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ dhe “Sezoni dimëror” kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë (7) komuna.
Në kuadër të këtyre planeve njësitet e komunitetit nga Stacione Policore të Drejtorisë Rajonale të Gjilanit edhe gjatë kësaj jave kanë mbajtur ligjëratë nëpër shkolla fillore me temën ,,Siguria në trafikun rrugor’’ ku pjesëmarrës në këto ligjërata është një numër i madh i nxënësve të cilët njoftohen me rregullat dhe marri njohurit e duhura për sjelljet në trafik.
Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar njëmijë e dyqind e tridhjetë e një (1231) gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.